Hapet faqe e re për kadastrin në vend, Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme

14/12/2023

Në seancën e jashtëzakonshme të dt. 14.12.2023 deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në lexim të dytë Ligjin Nr.08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Ky ligj shënon reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit, unifikon legjislacionin nga fusha e kadastrës, definon organizimin vertikal institucional përmes përfshirjes së zyrave kadastrale komunale në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, fuqizon rolin e komisionit për Rindërtimin e informacioneve kadastrale, krijon më shumë mundësi për qasje më të lehtë të institucioneve dhe publikut në informacione kadastrale, etj.
Organizimi vertikal institucional, përmes përfshirjes së zyrave kadastrale komunale në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës është praktikë e bazuar në sistemin kadastral të shteteve të rajonit dhe më gjerë. Ky organizim rrit besueshmërinë e qytetarëve në institucione, meqë shkurton rrugën për kërkimin e përgjegjësive nga stafi lokal, koordinon më mirë punën dhe aktivitetin e tyre dhe mundëson realizim më të shpejtë edhe të projekteve kapitale.
Me Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme i votuar sot, trajtohet një nga problemet më të theksuara në të drejtat pronësore që është informaliteti i lartë. Formalizimi i të drejtave pronësore është synim parësor në sektorin e të drejtave pronësore pasi që të drejtat pronësore të pa formalizuara janë jashtë qarkullimit juridik, e kjo do të realizohet përmes fuqizimit të rolit të komisionit për Rindërtimin e informacioneve kadastrale, i definuar me këtë ligj.
Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë ka krijuar Grupin e brendshëm punues për hartimin e Udhëzimeve administrative për implementim të këtij ligji, i cili grup ka përgatitur draftet e para për 8 UA, me synimin për ta kompletuar listën e drafteve të para të gjithsej 14 UA që derivojnë nga ky ligj, deri në fund të muajit dhjetor.
AKK-ja zotohet që do të shfrytëzojë të gjithë kapacitetin dhe potencialin e saj, për të përcjellë implemtimin e këtij ligji me qëllim të rritjes së përformancës, përgjegjësisë në punë, bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë në mënyrë që qytetarëve të vendit të iu ofrohen shërbime sa më të mira kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗩𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝗻 𝗲 𝗠𝗶𝘁𝗿𝗼𝘃𝗶𝗰𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗥𝗲𝗻𝗼𝘃𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝘀 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲

04/11/2025

𝗟𝗮𝗻𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗚𝗷𝗲𝗼𝗽𝗼𝗿𝘁𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗥𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿

31/10/2025

Takim pune në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit (ZAPP)

20/10/2025

AKK merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve së të Dhënave të EuroGeographics në Bruksel

20/10/2025

Vazhdojnë takimet intensive të AKK-së pak ditë para lansimit të sistemeve të reja kadastrale

17/10/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net