Punimet e punëtorisë për hartimin e Udhëzimeve administrative marrin përkrahje edhe nga Ministri Aliu

01/02/2024

Në ditën e tretë të punimeve punëtorinë për hartimin e Udhëzimeve administrative për Ligjin për kadastër të pronës së paluajtshme e vizitoi Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti i prezentoi Ministrit progresin e punës sa i përket trajtimit të Udhëzimeve administrative dhe fokusin e AKK-së që draftet finale të përfundohen mbrenda një afati shumë të shkurtë kohor.
Ministri Aliu në fjalën e tij tha që nga ritmi i punës që paskeni bërë vërehet që plani ambicioz i AKK-së për të arritur që të përfundohen 11 udhëzime deri ne Mars eshte real dhe do të mund të arrihet. Këto udhëzime janë si rezultat i planit për reformë rrënjësore në fushën e kadastrit.
Z.Aliu gjithashtu tha që beson që me fuqizimin e këtyre udhëzimeve po krijohen kushte për krijimin e kadastrit të rregullt meqë pa kadastër të saktë dhe të rregullt nuk do të kishte as zhvillim ekonomik dhe as qëndrueshmëri financiare vendi.
Në fund ai premtoi mbështetje për AKK-në edhe në procedurat e mëtutjeshme deri në aprovimin e udhëzimeve.
Pjesë e punimeve edhe gjatë ditës së tretë ishin edhe përfaqësues nga USAID, ku në fjalën e saj Drejtoresha e Aktivitetit për Qeverisje Pronësore Jeniffer Ober vlerësoi lart progresin e punimeve të punëtorisë dhe faleminderoi AKK-në edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të projektit të USAID-it.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së falenderoi Ministrin për vizitën dhe mbështetjen që po i ofron AKK-së në vazhdimësi.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net