Organizohet takimi i radhës i Komitetit të praktikave të mira

14/05/2024

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, Agjencia Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim me USAID-in  kanë organizuar takimin e radhës së Komitetit të praktikave të mira me pjesëmarrës drejtorë e zyrtarë nga komunat partnere të aktivitetit. Pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e gjithashtu edhe nga institucione tjera.
Temë diskutimi ishin dy nga ndryshimet me legjislacionin e ri që kanë të bëjnë me hapjen e të dhënave kadastrale dhe pararegjistrimin e objekteve ndërtimore. Hapsirë iu dha për të prezentuar sfidat dhe vështirësitë edhe Zyreve Kadastrale Komunale.
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër edhe AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu tani edhe pas fuqizimit të Ligjit dhe UA të reja, do të monitorojë edhe më fuqishëm funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net