AKK merr pjese në Forumin Botëror Gjeohapësinor

Autori: KCA 04/07/2022
Forumi Botëror Gjeohapësinor (GWF) është platforma premium e industrisë gjeohapësinore që lidh profesionistë dhe drejtues që përfaqësojnë të gjithë ekosistemin gjeohapësinor. Natyra e saj bashkëpunuese dhe ndërvepruese e ka bërë GËF një 'konferencë konferencash', duke ofruar përvojë unike për profesionistët e gjeohapësirës në mbarë botën. I ndjekur nga i gjithë spektri i komunitetit IT dhe ai gjeohapësinor globalisht, GWF është vendi për t'u parë, për të ekspozuar produkte dhe teknologji të reja dhe për të krijuar lidhje të jashtëzakonshme me vendimmarrësit e lartë, udhëheqësit e mendimit dhe novatorët në industri. GWF do të vazhdojë të lehtësojë angazhimin bashkëpunues midis komuniteteve, duke demonstruar vizion kolektiv dhe të përbashkët drejt industrive inovative. Këtë vit Forumi Gjeohapësinor Botëror është organizuar në Amsterdam të Holandës nga 7 deri 12 Maj 2022. Duke parë sfidat botërore përfshirë edhe Covid 19, tema e kësaj konference ishte “Gjeografia dhe Humanitet”. Qëllimi i kësaj teme ishte se si Gjeografia i shërben humanitetit, duke pasur parasysh që 85 % e informacioneve janë me karakter gjeohapësinor. Duke parë rëndësinë e kësaj konference, në kontekst të marrjes së përvojave ndërkombëtare dhe takimit me palë të ndryshme të interesit për të vënë kontakte me qëllim të bashkëpunimit, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka marrë pjesë në këtë konferencë përmes 3 zyrtarëve, respektivisht Zëvendës Drejtorja e Përgjithshme z-nja Afërdita Thaqi, Zyrtari për Sistemin e Adresave z. Amir Sogojeva dhe Zyrtarja Ligjore z-nja Edona Kutllovci. Në këtë konferencë AKK ka bërë një prezantim me titull “Sistemi i Adresave në perspektivë të NSDI në Republikën e Kosovës”, të cilin e ka prezantuar z. Amir Sogojeva.
Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net