Vazhdon punimet e rregullta Komiteti për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) të Republikës së Kosovës

07/06/2024

Dje me datë 06.06.2024 është mabjtur takimi i tretë me radhë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) të Republikës së Kosovës.
Në hapjen e punimeve të Komiteti Zv. Ministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi në fjalën e tij hyrëse tha që administrimi më i mirë i tokës, krijimi i politikave adekuate për rritje të qëndrueshmërisë ekonomike, për siguri më të mirë si, për ngritje të mirëqenies sociale dhe dhënies së mundësive ekonomike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Durmishi gjithashtu tha se për të ngritur nivelin e shërbimeve kadastrale, në fund të vitit të kaluar është miratuar Ligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Ky ligj përfshin një reformë të organizimit të kadastrit, duke unifikuar shërbimet kadastrale në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, nëpërmjet këtij ligji hapim rrugën për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale për 120 Zona Kadastrale, nga i cila do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e zonave të përzgjedhura. Për këtë qëllim, Ministria jonë ka hartuar dhe miratuar dhjetë (10) udhëzime administrative që lehtësojnë zbatimin e ligjit, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës po harton udhëzuesit teknikë.
Zv. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z.Avni Ahmeti në fjalën e tij hyrëse tha Republika e Kosovës është duke implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës dhe është duke ndjekur praktikën më të mirë të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. U përmend nga Zv. Ministri Durmishi që AKK-ja që nga takimi i fundit që kemi mbajtur në tetor ka shënuar edhe një varg arritjesh e plotësim reformash legjislative përfshirë këtu aprovimin e Ligjit për kadastër, përgatitjen e 11 UA si dhe përpunimin e 13 Udhëzuesve dhe doracakëve të punës, për të cilët po punojmë intensivisht që ti publikojmë mbrenda muajit.
Të gjitha këto reforma ligjore që Agjencia Kadastrale e Kosovës ka ndërmarrë këto kohë lidhen direkt edhe me realizimin e disa projekteve që do të krijojnë të dhëna të reja gjeohapësinore si: Rilevimi aerofotogrametrik nga i cili do të krijohen ortofotot e reja për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kompletimi i sistemit të adresave, e gjithashtu është planifikuar edhe krijimi i Kadastrit të përçojave etj, ku të gjitha këto të dhëna do të vendosen në Gjeoportalin e ri që do të zhvillohet enkas për IKIH, bazuar në standartet dhe kërkesat që janë përcaktuar me Ligj, do definohen edhe me Udhëzime amdinistrative dhe me Strategjinë e re për IKIH e cila ka përfunduar Shikimin publik të hënën dhe presim që shumë shpejt të aprovohet në Qeveri, tha mes tjerash Z. Ahmeti. Mund të themi që veç kemi bërë një progres të kënaqshëm në këtë drejtim, por ka ende shumë punë për të bërë, dhe krejt çka na mbetet është që bashkërisht sipas obligimeve ligjore të vazhdojmë implementimin e plotë të Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor, dhe ky komitet ka rol kyç për të mundësuar realizimin e objektivave në këtë fushë. Besojmë fuqishëm se me gatishmërinë e mbështetjes nga organizatat ndërkombëtare të cilat i falënderoj për përkrahje dhe prezencë në këtë takim, pastaj koordinimi i mirëfilltë me institucionet vendore të cilat i falënderoj poashtu, profesionalizmi, transparenca dhe korrektësia e ekspertëve ndërkombëtar dhe vendor, do të mundësojnë realizimin me sukses të këtyre objektivave.
Takimi i Komitetit ka vazhduar me prezantimet nga zyrtarë të AKK-së, Agjencisë Kosovarë për Krahasim dhe Verifikim të Pronave, Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Temat e diskutuara ishin: Implementimi i Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme, Mandati i AKKVP-së, Sistemi i Tatimit në Pronë dhe atij të vlerësimit të pronave të paluajtshme, aktivitetet në rregullimin e fushës së vlerësimit të pronave, Komasacioni si proces i papërmbyllur dhe adresimi i tij.
Në fund të Komitetit u nxjerrën edhe disa reomandime për aktivitetet e radhës në këtë fushë, gjëgjësishtë dikustimet mbi mandatin e AKKVP-së, adresimin dhe ngritjen e çështjes së Komasacionit në nivele më të lartë me që rast do të formohet një grup punues më gjithë përfshirës, ndërlidhjen me të dhënat nga Departamentit të Vlerësimit të Pronave të Paluajtshme.
Anëtarët e Komitetit, dhe të pranishmit e tjerë vazhduan punimet duke aprovuar procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID - Aktiviteti i Qeverisjes së Pronës dhe përfaqësues nga institucione të tjera vendore.
Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës, dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor në Republikën e Kosovës, mbahet bazuar në vendimin e Qeverisë së datës 24.08.2022, Nr.10/94, dy herë në vit, andaj takimi i radhës i punimeve të Komitetit për këtë vit, planifikohet të mbahet në Nëntor 2024.

Shpërndaje në:

Të tjera

Përmbyllet suksesshëm konferenca Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

22/11/2024

Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale

21/11/2024

Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale

20/11/2024

𝐀𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐃𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞

19/11/2024

Shpërndahen Licencat për Gjeodetë

15/11/2024
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net