Drejtori ekzekutiv i AKK-së takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë

29/07/2024

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Avni Ahmeti ishte për vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga Kryetari i Komunës z.Ferit Idrizi. Arsyeja e takimit ishte përzgjedhja e Komunës së Vushtrrisë si pilot për fillimin e realizimit të projektit "Përmirësimi i të dhënave të personave në SIKTK". Kryetari Idrizi u informua në detaje për hapat dhe procedurën e realizimit të projektit e gjithashtu edhe benificionet e komunës dhe qytetarëve nga ai. Drejtori Ahmeti gjithashtu informoi të pranishmit edhe për projektet dhe aktivitet tjera të Agjencisë Kadastrale të Kosovës me fokus në projektet e Rindërtimit të kadastrit, projektet që ndërlidhen me Sistemin e adresave, Avancimet e sistemeve kadastrale, etj, për të cilat kërkoi bashkëpunimin dhe angazhimin maksimal edhe nga ana e nivelit lokal me qëllim të përfitimit sa më të madh të qytetarëve nga këto projekte.
Në anën tjetër edhe Kryetari Idrizi premtoi mbështetjen e tij dhe bashkëpunim në të gjitha aktivitetet e AKK-së që ndërlidhen me komunën që ai udhëheq për ngritjen e cilësisë së të dhënave kadastrale e gjithashtu edhe shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe realizim sa më të sukseshëm të projekteve. Në fund të takimit Kryetari Idrizi ndau mirënjohje për Drejtorin Ahmeti për kontributin e dhënë për Komunën e Vushtrrisë.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net