AKK dhe USAID organizojnë takimin e tetë me radhë të Komitetit të praktikave të mira

23/08/2024

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, Agjencia Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar takimin e radhës së Komitetit të praktikave të mira me pjesëmarrës drejtorë e zyrtarë nga komunat e: Ferizajit, Lipjanit, Rahovecit, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë, Fushë Kosovës, Graçanicës, Dragashit dhe Kaçanikut. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.
Temë diskutimi ishin Udhëzimi Administrativ nr. 04/2024 për tarifat për produktet shërbimet kadastrale gjeodezike dhe regjistrimit të pronave dhe Udhëzuesi për matje, krijim, ndryshim dhe regjistrim të njësive kadastrale (parcelë, ndërtesë dhe pjesë të ndërtesës).
Gjithashtu dy nga ZKK-të pjesëmarrëse Gjilani dhe Rahoveci prezentuan punën e tyre rreth zbatimit të Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale si dhe adresimin e të gjeturave nga ky aktivitet.
Zv. Drejtori ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti informoi të pranishmit edhe për disa nga aktivitetet kryesore të AKK-së në këtë periudhë kohore, e gjithashtu edhe falenderoi USAID-in për kontributin dhe ndihmën që po ofron në kuadër të projektit në identifikimin e mundësive për ndryshime në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët nga ana e ZKK-ve.
Në anën tjetër Ramadan Klisurica, Drejtor i Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës tha mes tjerash që ka edhe aktivitete të tjera nga USAID për këtë peridhë kohore, ku përveç aktiviteteve me komunat partnere të aktivitetit do të realizoj trajnime për zyrtarët e komunave për përgatitje/standardizim të të dhënave për publikim në Gjeoportalin shtetëror. Gjithashtu trajnime në këtë periudhë USAID-i do të mbajë edhe për Noterët e rinj të cilët sapo janë emëruar.
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qëndror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗩𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗷𝗻ë 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗼𝗼𝗿𝗱𝗶𝗻𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲

17/03/2026

Gent Begolli, Drejtor i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës iu është bashkuar kampanjës së AKK-së...

16/03/2026

Gjeodeti Besmir Veselaj ka folur për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale ...

11/03/2026

Në kuadër të Muajit të Digjitalizimit dhe kampanjës 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟 ...

11/03/2026

Pjesë të shkëputura nga emisioni i sotshëm “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK

10/03/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net