Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës

23/09/2024

Gjatë të hënës në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes AKK-së, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. Me këtë Memorandum synohet që mes tjerash të lehtësohen procedurat sa I përket kontributit që mund të ofrojë AKK-ja në identifikimin e potencialit arkeologjik dhe monumenteve të trashëgimisë, përkatësisht ofrimit i mundësive teknike me anë që qasjes në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme për paraqitjen e tyre në dokumentet zyrtare, që do të jetë në interes të përbashkët për realizimin e objektivave të secilit institucion.
Si kërkesë e AKK-së ishte edhe ofrimi i të dhënave për këto objekte, përfshirë edhe koordinata dhe përshkrim historik për to, nga ana e të dyja institucioneve në mënyrë që të njëjtat të vendosen në Gjeoportalin shtetëror dhe të jenë një mundësi e mirë edhe për promovimin e turizmit.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net