Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare

03/10/2024
Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil, ka filluar realizimin e projektit tejet të rëndësishëm, që ka të bëjë me ndërlidhjen e qytetarit me adresë zyrtare, i cili projekt ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën e çdo qytetari të Kosovës. 
Përmes implementimit të këtij projekti, parashihet që gjatë 12 muajve të ardhshëm, pranë zyrave të Gjendjes Civile, 55 konsulentë do të ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me "Formularin për Identifikimin e Adresës". Konsulentët do të ndihmojnë qytetarët në çdo hap të procesit, rrjedhimisht duke i udhëzuar në plotësimin e formularëve dhe duke siguruar që ata të kuptojnë rëndësinë e regjistrimit të adresës së tyre zyrtare dhe unike.
Për këtë qëllim gjatë kësaj jave, u zhvilluan trajnime intensive në zyrat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës për konsulentët e angazhuar, të cilët do të shërbejnë sipas komunave dhe zyrtarëve të urbanizmit. Këto trajnime janë hapa të domosdoshëm, për të garantuar që konsulentët të jenë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ofruar shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët.
Tashmë konsiderojmë se po përmbushim një nga obligimet tona kryesore ndaj qytetarëve, duke siguruar që çdo individ të ketë akses në informacionet e nevojshme dhe mbështetje të plotë gjatë procesit të ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.
Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net