U zhvillua takimi i shtatë i rregullt me Kryetarët e Komunave të Kosovës

09/10/2024
Me qëllim të koordinimit, thellimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të komunikimit ndërmjet nivelit qëndror dhe atij lokal, u zhvillua takimi i shtatë i rregullt me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ku bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.
Gjatë këtij takimi, Drejtori i AKK-së Avni Ahmeti, theksoi disa prej reformave kryesore në kadastër, përfshirë këtu Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, njëherit organizimin vertikal, ku theksoi rëndësinë e shqyrtimit të kërkesës për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pushtetit Lokal. Ai njoftoi për arritjet e fundme të  Agjencisë, në veçanti për matjen e rreth 797,165 metrave rrugë, si dhe digjitalizimin e rreth 70,000 adresave të reja, duke theksuar se tani janë në procesin e plotësimit të adresave të tjera në komunat e mbetura.
Ahmeti shprehu rëndësinë e projektit për ndërlidhjen e qytetarëve me adresë zyrtare, i cili do të ofrojë shërbime shumë më efikase dhe do të reduktojë problemet ekzistuese. Ai uroi qytetarët dhe komunat për këtë iniciativë dhe theksoi rolin e komunave në mirëmbajtjen e sistemit të adresave, me ç'rast theksoi se tani jemi në proces të kompletimit të adresave me tabela të emërtimeve të rrugëve dhe numrave të adresave në komunat e mbetura.
"Procesi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë është shumë i rëndësishëm, ku përmes këtij procesi, qytetarët pajisen me adresë zyrtare dhe unike, e më pas do të pasoj me ofrimin e shërbimeve më kualitative dhe më të shpejta për qytetarët, rrjedhimisht duke evituar shumë probleme që janë shfaqur deri më tani. Qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve dhe mbështetjes për komuna sa i përket kompletimit të adresave, duke përfshirë edhe këtë projekt, ka të bëjë me pajisjen e qytetarëve me adresë unike dhe zyrtare.", theksoi mes tjerash drejtori Avni Ahmeti.
Ndërsa Kryeministri Kurti theksoi: "Një çështje për të cilën i gëzohemi, është projekti "Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare". Ky projekt synon përmirësimin e administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët, duke krijuar adresa unike dhe zyrtare. Kjo do të lehtësojë proceset e regjistrimit të adresave, do të rrisë sigurinë dhe do të ndihmojë planifikimin e qëndrueshëm të komunave. Me këtë sistem, qytetarët nuk do të kenë më nevojë për dokumente shtesë për regjistrim, fatura, por do të mund të deklarojnë adresën vetëm me emërtimet zyrtare të rrugëve, duke bërë administratën më të organizuar e gjithsesi edhe më efikase."





Shpërndaje në:

Të tjera

𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝑮𝒓𝒖𝒑𝒊𝒕 𝑻𝒆𝒌𝒏𝒊𝒌 𝒕ë 𝑬𝒌𝒔𝒑𝒆𝒓𝒕ë𝒗𝒆 𝒏ë 𝑨𝑲𝑲, 𝒑ë𝒓 𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒏 ...

10/09/2025

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐳. 𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, 𝐬ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐀𝐊𝐊-𝐬ë, 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐢 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐧ë ....

10/09/2025

Sot, në kuadër të avancimit të Sistemit të Adresave...

09/09/2025

𝐋𝐚𝐧𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐑𝐢 - 𝐕𝐞𝐫𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫ë

09/09/2025

Versioni i ri i ARIS-it drejt lansimit

05/09/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net