Lansohet Sistemi për Licencimin e Gjeodetëve dhe Kompanive Gjeodete

14/11/2024

Nga sot, po heqim pengesat burokratike, po thjeshtojmë procedurën e licencimit, po heqim dokumentacionin e tepërt dhe po rrisim efikasitetin, në veçanti po kontribuojmë në mbrojten e konfidencialitetit të të dhënave.
Kjo arritje e rëndësishme nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, financuar nga BE dhe Republika Federale e Gjermanisë, pëmes projektit te implementuar nga GIZ, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në modernizimin, digjitalizimin dhe lehtësimin e barrës administrative për gjeodetë, ku tani, po reduktohen ndjeshëm pengesat burokratike dhe po ofrohet një zgjidhje që e mbështet zhvillimin dhe njëherit lehtëson punën e përditshme të gjeodetëve.
Përfitimet:
- Përmirësim i shërbimeve – Më pak burokraci, më pak vonesa dhe më shumë transparencë në çdo hap të procesit.
- Krijimi i një administrimi të drejtë dhe të besueshëm – Duke garantuar mbrojtjen e të dhënave dhe profesionalizëm të lartë në trajtimin e çdo procesi.
- Rritje e efikasitetit dhe forcimi i institucioneve – Reduktim i dokumentacioneve të tepërta dhe përmirësim i proceseve që sigurojné funksionim më efikas.
Në kuadër të lansimit të sotshëm, rreth arritjes së rëndësishme të Licencimit për Gjeodetë dhe Kompanitë Gjeodete folën dhe prezantuan:

Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i AKK-së
Jeton Raka, Zv. Ministër i MMPHI-së
Kujtim Mustafa, Specialist i IT-së në AKK
Arben Salihu, Përfaqësues nga GIZ.

Një falenderim i veçantë për mbështetjen e vazhdueshme e të palodhshme, të gjithë bashkëpunëtorëve e kolegëve tanë nga GIZ Kosovo.


Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net