Agjencia Kadastrale e Kosovës shpërblen stafin për punën dhe angazhimin e tyre

21/12/2024
Me rastin e përmbylljes së suksesshëm të vitit 2024, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e stafit duke shpërblyer Punëtoren e Vitit dhe duke ndarë Mirënjohje për zyrtarë të dalluar të AKK-së.
Znj. Drenushë Januzi Kukaj është shpallur Punëtorja e Vitit, me ç'rast është vlerësuar për angazhimin e saj të palodhshëm, arritjet dhe kontributin e rëndësishëm në suksest e institucionit gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas.
Gjithashtu, me Mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre u shpërblyen:

Faik Kelmendi
Nadir Shyqeriu
Sandra Jaka Muja
Ardita Megjuani
Kujtim Mustafa
Vjollca Aliu
Reshat Murati
Leonora Hajdari
Naim Nishori
Xhevat Azemi

Avni Ahmeti, drejtori ekzekutiv i AKK-së, në fjalën e tij falënderoi jo vetëm të shpërblyerit, por të gjithë stafin e Agjencisë për një vit plot sfida dhe suksese, duke theksuar se 2024 ka qenë një vit historik për AKK-në, falë një sërë reformash transformuese dhe projekteve që kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.
Ndër sukseset kryesore të vitit, ai përmendi:
Realizimin e dhjetëra projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe digjitale që kanë rritur efikasitetin në administratën kadastrale, publikimin e Udhëzimeve Administrative dhe Udhëzuesve të Punës, organizimin e Konferencës së Parë për Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale, e cila ka pozicionuar Kosovën si një lider rajonal në këtë fushë, anëtarësimin në Land Portal, duke e bërë Kosovën pjesë të një rrjeti global prej mbi 100 shteteve që ndajnë praktikat më të mira për transparencën dhe qasjen në të dhënat kadastrale.
Kjo ceremoni është një dëshmi e përkushtimit të AKK-së për të krijuar një kulturë motivuese dhe për të forcuar bashkëpunimin reciprok, përmes vlerësimit të punës së përbashkët. AKK do të vazhdojë të jetë një shembull frymëzues i efikasitetit dhe inovacionit, gjithnjë në shërbim të qytetarëve.
Shpërndaje në:

Të tjera

𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 / 𝗔𝘃𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 / 𝗦𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 (𝗭𝗞𝗞)

13/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK)

12/11/2025

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

10/11/2025

Avancimet dhe zhvillimet e sistemeve kadastrale/Trajnimi për Përmbaruesit Privat

07/11/2025

Delegacioni i FMN-së viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

06/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net