Shënohet Dita Botërore e Gjeodetit

22/03/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës dje shënoi Ditën Botërore të Gjeodetit, ku në një ceremoni të veçantë mblodhi të gjithë gjeodetët, për të nderuar bashkarisht punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar me shumë zell e përkushtim në zhvillimin e vendit për gjithë këto vite. Shënimi i kësaj ngjarje shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi rrugëtimin e këtij profesioni fisnik, duke vlerësuar rolin e tij në ndërtimin e një sistemi modern dhe të avancuar kadastral në shërbim të zhvillimit të vendit.
Drejtorit Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi përparimin e vazhdueshëm të profesionit të gjeodetit, si dhe modernizimin e investimin e vazhdueshëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ndër vite, për të ngritur sa më lart në shoqëri rolin e gjeodetëve, njëherit duke nënvizuar rolin kyç të vet gjeodetëve në zhvillimin e kadastrit në përgjithësi.
Mes tjerash, ai nënvizoi rëndësinë e gjeodezisë si themel për ndërtimin e një sistemi të saktë dhe të qëndrueshëm kadastral, i cili kontribuon në sigurinë pronësore, planifikimin urban dhe zhvillimin ekonomik. Njëashtu, shprehu mirënjohjen për të gjithë profesionistët që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite, duke e çuar këtë fushë përpara dhe duke ndërtuar një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.
Në këtë mbrëmje festive, gjithashtu, dy prej Gjeodetëve më të vjetër Abdurrahman Kuleta dhe Selim Cacaj, mbajtën disa fjalë përshëndetëse, duke ndarë kujtime dhe reflektime të shkurtra mbi rrugëtimin e gjatë të tyre profesional. Kjo ngjarje shërbeu si një dëshmi e përkushtimit dhe arritjeve të kësaj fushe të inxhinierisë, duke reflektuar mbi të kaluarën dhe duke hedhur vështrimin drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur për kadastrin e gjeodezinë në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

Shpërndahen licencat për grupin e ri të gjeodetëve

03/03/2026

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net