Takim me Operatorë Ekonomikë për Zbatimin e Projektit të Rindërtimit të Kadastrit në 115 Zona Kadastrale

27/03/2025

Sot, në zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, u mbajt një takim i frytshëm me Operatorë Ekonomikë, me ç'rast u diskutua në hollësi për trajtimin e planit dinamik të RK, ku njëherit u bë edhe pranim-dorëzimi i të dhënave për fillimin e zbatimit të projektit “Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona Kadastrale”.
Ky projekt që synon të përmirësojë administrimin e pronës së paluajtshme duke harmonizuar të dhënat kadastrale me gjendjen faktike në terren, përkitazi të adresojë mospërputhjet mes të dhënave të regjistrit pronësor dhe realitetit në terren, do të korrigjojë gabimet ekzistuese dhe përditësojë të dhënat kadastrale. Elemente kyçe tjera të projektit janë edhe vetëdijesimi i qytetarëve për regjistrimin e pronës, promovimi i së drejtës së grave në trashëgimi dhe regjistrimi i pronës në emër të të dy bashkëshortëve.
Procesi i RK, do të zbatohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe Planin për Rindërtimin e Kadastrit, rrjedhimisht duke garantuar transparencë dhe siguri juridike mbi pronat. Realizimi i projektit të RK, kontribuon në një kadastër më të saktë, më modern, më të besueshëm dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net