Përmbyllja e Vizitave Monitoruese të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Zyrat Kadastrale Komunale

28/03/2025

Këtë javë, Agjencia Kadastrale e Kosovës përmbylli me sukses vizitat monitoruese në të gjitha Zyrat Kadastrale Komunale, me qëllim të dorëzimit të raporteve mbi gjetjet e monitorimit të punës dhe aktiviteteve të tyre.
Komunat e vizituara së fundmi përfshijnë: Rahovecin, Mamushën, Lipjanin, Klinën, Istogun, Deçanin, Ferizajn, Gjakovën, Gjilanin, Kamenicën, Malishevën, Pejën, Podujevën, Prishtinën, Prizrenin, Shtërpcën, Skenderajn dhe Mitrovicën e Veriut.
Ekspertët e AKK-së diskutuan në detaje mbi gjetjet e raportit paraprak dhe atij aktual, si dhe mbi aktivitetet e lidhura me procesin e regjistrimit dhe vendosjen e lëndëve përkatëse.
Raporti i përgatitur nga ky monitorim do t’i dorëzohet Drejtorit të ZKK-së dhe Kryetarit të Komunës përkatëse, së bashku me vërejtjet dhe rekomandimet për secilën prej tyre, si dhe udhëzimet për hapat e mëtejshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, raporti do t’u përcillet gjeodetëve dhe kompanive gjeodezike të licencuara.
Monitorimi mbetet një proces i vazhdueshëm dhe një përgjegjësi e AKK-së për të siguruar cilësinë e shërbimeve kadastrale.


Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net