Interesimi i qytetarëve për Projektin e Rindërtimit të Kadastrit, me një rritje të vazhdueshme dhe domethënëse!

25/04/2025

Sot në Vushtrri, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Ferit Idrizi dhe ekipin e AKK-së, zhvilluan një takim përmbajtjesor me banorët e kësaj komune. Në këtë ngjarje u prezantuan në detaje fazat e zbatimit të projektit, si dhe përfitimet konkrete që ky projekt sjell për të gjithë qytetarët.
Gjatë diskutimeve të hapura dhe interaktive, qytetarët u informuan për mënyrat sesi ky projekt adreson sfidat e kahershme të pronësisë – duke ofruar zgjidhje reale për ngërçet dokumentare e ligjore që qytetarët kanë trashëguar brez pas brezi.
Projekti i Rindërtimit të Kadastrit synon që të krijojë një sistem të besueshëm, të lehtë dhe falas për të gjithë, duke mundësuar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në të drejtat e tij pronësore dhe të ndërtojë mbi to një të ardhme më të sigurt e më të qëndrueshme.
Mos qëndroni pasiv – bëhuni pjesë aktive e këtij procesi transformues dhe sillni qartësi dhe siguri në të drejtën tuaj mbi pronën!

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net