Trajnim për Stafin e Operatorëve Ekonomik / Projekti për Rindërtimin e Kadastrit

23/05/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), organizoi trajnimin e rradhës dedikuar enkas për stafin e operatorëve ekonomikë, përfshirë procedurat dhe aspektet praktike të realizimit të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit.
Trajnimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Departamentit Ligjor, z. Bashkim Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me operatorët ekonomikë, për të siguruar një zbatim sa më efikas dhe cilësor të projektit. Ai gjithashtu prezantoi fazat kryesore të projektit, duke vënë në pah objektivat strategjike dhe progresin e arritur deri më tani.
Trajnimi u zhvillua në dy sesione kryesore:
Pjesa Juridike, e prezantuar nga z. Nadir Shyqeriu, trajtoi aspektet ligjore dhe procedurat që duhet të ndiqen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke ofruar qartësi mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e operatorëve.
Pjesa Teknike, e udhëhequr nga z. Faik Kelmendi, përfshiu praktikat teknike dhe metodologjitë që duhen ndjekur në terren, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të punës.
Pas secilës pjesë prezantuese, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen në sesione interaktive diskutimi, ku ndanë përvoja konkrete dhe parashtruan pyetje që lidhen me sfidat e përditshme të zbatimit në terren.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net