Historike: Republika e Kosovës kompleton Sistemin e Adresave

15/09/2025

Pas disa vitesh pune dhe një përkushtimi të vazhdueshëm, mes shumë sfidash, Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me komunat, ka arritur me sukses që për herë të parë në Republikën e Kosovës, të gjitha komunat t’i kenë emërtuar rrugët sipas ligjeve në fuqi.
Me insistimin dhe mbështetjen e këtij institucioni, edhe komunat si Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kanë përmbyllur këtë proces të rëndësishëm, i cili shënon kompletimin e sistemit të adresave në të gjithë vendin, mes tjerash, duke përmirësuar dukshëm qasjen e qytetarëve ndaj shërbimeve publike, lokalizimin e adresave dhe sistemet e navigimit.
Digjitalizimi i emërtimeve të rrugëve në Sistemin e Adresave (ARIS) tashmë ka përfunduar, ndërsa në proces janë edhe digjitalizimi i shenjave dhe i numrave të objekteve, duke sjellë rrjedhimisht standarde më moderne dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Kjo është një arritje historike për Kosovën: një hap drejt një sistemi adresash të organizuar dhe funksional për të gjithë qytetarët; njëkohësisht, vendi plotëson një nga parakushtet për integrim evropian.
Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve tejet të rëndësishme, me fokus në avancim, digjitalizim dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net