Reagim/Kërkesë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për Odën e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës

03/10/2025

Ky reagim i Agjencisë Kadastrale të Kosovës vjen pas publikimit të njoftimit nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës lidhur me vendimin e marrë nga kjo odë sa i përket licencimit të gjeodetëve.
Për informim të OIRK-së dhe të opinionit të gjerë, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, përkatësisht dispozitave ligjore të nenit 10 dhe nenit 14, licencimi i gjeodetëve është kompetencë ekskluzive e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Sipas nenit 14, paragrafi 3, të Ligjit Nr. 08/L-237, përcaktohen qartë llojet e lejeve dhe licencave për gjeodetët në Republikën e Kosovës, duke përfshirë:
-lejet për kompanitë gjeodezike, si dhe
-licencat për gjeodetët individualë, përkatësisht për kryerjen e matjeve kadastrale dhe për kryerjen e matjeve gjeodezike.
Prandaj, AKK-ja ka kërkuar nga OIRK-ja që të rishqyrtojë vendimin e marrë për çështjen e licencimit të gjeodetëve, ngase kjo fushë është kompetencë ekskluzive e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Përfshirja e OIRK-së në këtë proces paraqet tejkalim të kompetencave të saj dhe shkelje të legjislacionit në fuqi.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net