𝗞𝗼𝗿𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗻𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗥𝗶𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁

06/10/2025

Një nga aktivitetet e rëndësishme në projektin e Rindërtimit të Kadastrit është korigjimi dhe/apo plotësimi i të dhënave për personat, në Regjistrin e të Drejtave të Pronave të Paluajtshme (RDPP).
Pothuajse gjysma e pronarëve në RDPP në vend të numrit personal kanë të regjistruar një ID kod unik (kodin KCID), i cili duhet zëvendësuar me numrin personal të pronarit.
𝗣𝘀𝗲̈ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗖𝗜𝗗-𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗗𝗣𝗣?
• Rrit kualitetin dhe saktësinë e të dhënave në RDPP
• Rrit sigurinë në kryerjen e transaksioneve të ndryshme si: shitblerje, marrje kredie, etj.
• Mundëson pajisjen me Certifikatë të pronës përmes platformës eKosova
𝗞𝘂 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗮 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗲̈𝘀𝗲̈𝗻 𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗞𝗖𝗜𝗗-𝗶𝘁?
• Kërkesën për korigjimin e të dhënave personale, përfshirë KCID-in, mund ta bëni në zyrat e Operatorëve Ekonomikë (OE) që punojnë në zonën tuaj për projektin e Rindërtimit të Kadastrit.
𝗖̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘀𝗵 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗼𝗿𝗲̈𝘇𝗼𝗷 𝘁𝗲𝗸 𝗢𝗘 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗞𝗖𝗜𝗗-𝗶𝘁?
Për personat e gjallë:
• Akti juridik mbi bazën e të cilit është regjistruar e drejta në regjistër dhe/ose
• Deklaratë nën betim e përpiluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe e nënshkruar nga personi që kërkon korigjimin dhe nga një dëshmitar
• Kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre
Për personat e vdekur:
• Akti juridik mbi bazën e të cilit është regjistruar e drejta në regjistër, së bashku me certifikatën e vdekjes
• Deklaratë nën betim e përpiluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe e nënshkruar nga trashëgimtari i personit të vdekur dhe një dëshmitar
• Certifikatën e vdekjes
• Kopjen e dokumentit të identifikimit të trashëgimtarit
• Kopjen e dokumentit të identifikimit të dëshmitarit
Për të dyja rastet e mësipërme:
Në rast të mos-përputhjes së të dhënave (emër, mbiemër) të regjistruara në regjistrin kadastral dhe të dhënave në regjistrin civil, përveç dokumenteve të mësipërme, duhet dorëzuar edhe dëshmi nga Zyra e Gjendjes Civile.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i trashëgimisë në Komunën e Deçanit, në kuadër të Projektit të RIK!

07/10/2025

Vazhdon mbajtja e seancave për shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit

06/10/2025

Reagim/Kërkesë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për Odën e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës

03/10/2025

Sot, tek Agjencia Kadastrale e Kosovës, u mbajt takimi i radhës në mes të ekspertëve të AKK-së dhe noterëve, në kuadër të procesit të zhvillimit të sistemeve digjitale

30/09/2025

Ka filluar mbajtja e seancave të para për shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit

29/09/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net