Vazhdon mbajtja e seancave për shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit

06/10/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka zhvilluar sot një vizitë në zonën kadastrale të Bresanës, në komunën e Dragashit, në kuadër të mbajtjes së seancave për shqyrtimin e trashëgimisë dhe informalitetit.
Këto seanca janë thelbësore për qytetarët, pasi përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përfitimit të së drejtave pronësore të garantuara nga Projekti i Rindërtimit të Kadastrit. Ky projekt ka pēr qëllim evidentimin dhe përditësimin e të dhënave pronësore në mënyrë të saktë, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta profesionale.
Përfitimet për qytetarët:

-  Zyrtarizimi i të drejtave pronësore;
-  Shmangia e pasigurisë lidhur me pronën;
-  Sigurimi i një procesi të drejtë dhe transparent.

Agjencia Kadastrale e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga kjo mundësi e rëndësishme, pasi Projekti i Rindërtimit të Kadastrit adreson veçanërisht:

-  Çështjet e trashëgimisë;
-  Informalitetin;
-  Zyrtarizimin e gjendjes faktike në terren.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net