Agjencia Kadastrale e Kosovës në Panairin Botëror INTERGEO 2025

09/10/2025

Udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Avni Ahmeti, dhe shoqëruar nga ekspertë të Agjencisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës, po merr pjesë në konferencën prestigjioze të organizuar nga INTERGEO, njëherit panairin kryesor në fushën e gjeodezisë, gjeoinformacionit dhe menaxhimit tokësor, që po zhvillohet në Frankfurt, Gjermani.
INTERGEO përmbledh sektorët kryesorë të industrisë gjeohapësinore: gjeoinformacionin, matjet gjeodezike, sistemet GIS, sensorët satelitorë, teknologjitë e dronëve, smart city, mbrojtjen klimatike dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm. Kjo platformë themelore shërben si arenë ndërkombëtare për dialog dhe promovim të zgjidhjeve ndaj sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe urbanizimin e shpejtë.
Në këtë forum, përfaqësuesit e AKK-së zhvilluan biseda të frytshme me ekspertë të fushave përkatëse, duke shkëmbyer ide dhe praktika të avancuara, si dhe duke forcuar rrjetet profesionale. Këto përpjekje kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe strategjike të Kosovës në menaxhimin e hapësirës territoriale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Pjesëmarrja në INTERGEO përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e vizionit të AKK-së për një Kosovë gjithnjë e më të zhvilluar, një vendbanim të përmirësuar për brezat aktuale dhe ato që do vijnë. Rrjedhimisht, ky angazhim nënvizon përkushtimin e AKK-së ndaj inovacionit, transparencës dhe integritetit në menaxhimin kadastral, duke u bërë pjesë e proceseve globale që transformojnë mënyrën se si kuptojmë dhe ndërveprojmë me hapësirën tonë jetësore.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net