Takim i frytshëm me Delegacionin e Bankës Botërore tek Agjencia Kadastrale e Kosovës

18/11/2025

Sot, delegacioni i Bankës Botërore, udhëhequr nga z. Caleb Travis Johnson, nisi një vizitë njëjavore në Kosovë dhe vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) për të diskutuar ecurinë e Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastruktura Gjeohapësinore (REGIP), një nismë kjo e financuar nga Banka Botërore për modernizimin e sistemit kadastral dhe gjeohapësinor në Republikën e Kosovës.
Në takim u trajtuan piketat kyçe të progresit për vitin 2025 dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2026. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe stafi i AKK-së shkëmbyen informacione të detajuara mbi arritjet, sfidat dhe masat që po ndërmerren për realizimin e objektivave të projektit. Ky dialog profesional shërbeu si një manifestim i sinergjisë midis palëve për të siguruar përmbushjen e rezultateve të pritura.
Drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti, theksoi domosdoshmërinë e përmbylljes së aktiviteteve të parashikuara dhe konfirmoi angazhimin për finalizimin e tyre në përputhje me kontratën, njëashtu informoi të pranishmit për arritjet konkrete, përfshirë finalizimin e disa projekteve të rëndësishme, si dhe projektet tjera që aktualisht janë në fazën e implementimit.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën përkushtimin e tyre për mbështetje të mëtejshme, ndërsa AKK konfirmoi gatishmërinë për të vijuar implementimin e aktiviteteteve sipas planit dinamik të paraparë. Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt konkretizimit të reformave kadastrale dhe forcimit të infrastrukturës gjeohapësinore në vendin tonë, një premisë e fuqishme për modernizimin e shërbimeve kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net