Vizitë pune në zonën kadastrale të Drekocit, Shtërpcë

19/11/2025

Sot u zhvillua një vizitë e rëndësishme pune në mes përfaqësuesve të Bankës Botërore, Agjencisë Kadastrale të Kosovës, OE dhe qytetarëve, në zonën kadastrale të Drekocit, Komuna e Shtërpcës.
Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i një zone kadastrale që përfshin një komunitet të përzier, e që aktualisht është pjesë e projektit të rindërtimit të kadastrit. Kjo vizitë paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit institucional dhe mbështetjes së zhvillimit për komunitetet lokale.
Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me trashëgiminë, informalitetin dhe proceset teknike kadastrale. Një vëmendje e veçantë i'u kushtua angazhimit të komuniteteve në proces, ku edhe pjesëtarët e komunitetit serb morën pjesë aktive dhe shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ecurinë e projektit.
Kjo vizitë përforcon angazhimin e përbashkët për transparencë, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net