Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Gjatë javës që e lamë pas, u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm cikli i trajnimeve në kuadër të projektit për zhvillimin dhe avancimin e sistemeve kadastrale. Dita e fundit e trajnimeve, si pjesë e procesit të digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale në Republikën e Kosovës, (moduli për noterë), shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kadastrit, duke fuqizuar rolin e noterëve në implementimin e sistemeve të reja teknologjike, rrjedhimisht duke ndërtuar kapacitete të qëndrueshme për menaxhimin digjital së të dhënave kadastrale.
Ky sesion final shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të kadastrit në Republikën e Kosovës, duke forcuar rolin e noterëve si akterë kyç në implementimin dhe funksionalizimin e teknologjive të reja. Përmes prezantimeve të detajuara, demonstrimeve praktike dhe një diskutimi të thelluar gjatë sesionit Q&A, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri të avancuara mbi përdorimin, funksionalitetet dhe përditësimet që ky sistem sjell në praktikën e përditshme profesionale të tyre.
Trajnimet, të cilat kanë përfshirë në mënyrë të gjithanshme të gjithë akterët relevantë në nivel vendi, dëshmojnë përkushtimin maksimal nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme dhe për të siguruar një transformim të mirëfilltë digjital. Tashmë viti 2025 po kristalizohet si viti i digjitalizimit të plotë të kadastrit në Republikën e Kosovës, një tranzicion drejt një kadastri më të integruar, më transparent e më efikas.
Mirënjohje të veçantë për çdo noter dhe çdo profesionist të përfshirë në angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e pashoq. Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e vendosur të avancojë edhe më tej çdo shërbim që e ofron, gjithnjë me vizion, seriozitet dhe besim, në shërbim të qytetarëve.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net