AKK vazhdon me takime për koordinim ndërinstitucional

19/02/2026
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka filluar vitin 2026 me takime koordinuese dhe informuese me Drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive të ndryshme në nivelin komunal. Sot u mbajt takimini radhës me Drejtorë të Inspeksionit dhe të Urbanizmit. 
Në një takim përmbajtësor e me diskutime interaktive me këto dy drejtori, u sqaruan detaje nga projektet e fundit të realizuara nga AKK së fundmi me fokus: Avancimin e Sistemeve Kadastrale ose Digjitalizimin e shërbimeve, Pararegjistrimin e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, Sistemin e gjeodetëve, Gjeoportalin shtetëror, Sistemin e adresave në veçanti Ndërlidhjen e qytetarit me adresë zyrtare,etj. Nga Drejtoria e Inspeksionit nga Komuna e Prishtinës u prezantua planifikimi i tyre për organizimin e mirëfilltë të kësaj drejtorie me qëllim ngritjen e nivelit të shërbimeve për qytetarët.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij kërkoi bashkëpunim maksimal nga këto drejtori të rëndësishme komunale me qëllim që të rritet performanca e të trija institucioneve. Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me komuna do të jetë veçanërisht i nevojshëm në procesin e legalizimit dhe pararegjistrimit të ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesës si dhe në mirëmbajtjen e adresave, shtoi më tutje z.Ahmeti. 
Edhe ky aktivitet i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, vije si hap i rëndësishëm në planin e aktiviteteve të këtij viti me qëllim që të vazhdoj konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, të cilat bashkë me reformat e realizuara do të ngritin padyshim edhe më tutje nivelin e kualitetit të të dhënave kadastrale e poashtu edhe shërbimeve kadastrale në të mirë të qytetarëve.
Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net