Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u prit nga Kryetari i Komunës së Parteshit z. Dragan Petković.
Drejtori Ahmeti e informoi Kryetarin Petković për përfitimet e qytetarëve të kësaj komune nga njëri prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit. Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.
Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në dy zona kadastrale të Kllokotit: Zk. Budrigë e Poshtme dhe Zk. Pasjan.
Mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në AKK me fokus projektin e sapofilluar të korrektimit të të dhënave të pronarëve si dhe sfidat me të cilat përballet kjo ZKK, mandej lehtësirat të cilat iu ka sjellur digjitalizimi i shërbimeve kadastrale atyre, etj.
Shpërndaje në:

Të tjera

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net