Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026
Në një takim informues Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u prit nga Nënkryetari i Komunës së Vitisë z. Hasan Aliu.
Drejtori Ahmeti e informoi Nënkryetarin Aliu për përfitimet e qytetarëve të Vitisë nga njëri prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit. Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.
Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në tre zona kadastrale të Vitisë: Zk. Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve.
Mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në AKK me fokus projektin e sapofilluar të korrektimit të të dhënave të pronarëve dhe arritjet e fundit të AKK-së digjitalizimin e shërbimeve kadastrale. 
Në anën tjetër Nënkryetari Aliu vlerësoi projektin e Rindërtimit të Kadastrit dhe njëkohësisht premtoi mbështetje e bashkëpunim të plotë nga komuna.
Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net