Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim pune përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Takimi u mbajt për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dy institucioneve dhe për të përgatitur një memorandum bashkëpunimi.
Në takim u bisedua për nevojat që kanë dy institucionet në punën e përditshme, për problemet e paraqitura gjatë shkëmbimit të të dhënave dhe për mënyrat e zgjidhjes së tyre. U diskutua edhe përmbajtja e memorandumit, i cili do të përcaktojë detyrat dhe përgjegjësitë e secilës palë.
Palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe që memorandumi të finalizohet sa më shpejt. Qëllimi është që shërbimet për qytetarët të kryhen më shpejt dhe siguria juridike e pronës të jetë më e mbrojtur