Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH)

29/03/2023

Sot Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar kontratën me konsulentin ndërkombëtar Frank Haugan, për të hartuar Strategjinë Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) për periudhën 2023-2028.
Kjo Strategji për IKIH do të jetë një udhërrëfyes për mënyrën e grumbullimit, mirëmbajtjes, shpërndarjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të informacioneve hapësinore si dhe shkëmbimit më të mirë nëpërmjet zbatimit të standardeve të informacioneve dhe shërbimeve efektive ndërvepruese të cilat do të përdoren nga autoritete publike dhe private brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Informacioni hapësinor i përbashkët dhe i integruar është thelbësor për vendimmarrje, dhe kjo strategji do të shërbej si bazë për përmbushjen e detyrimeve sipas Ligjit për IKIH në Republikën e Kosovës dhe Direktivës së BE-së INSPIRE (2007/2/EC).
Hartimi i kësaj strategjie është pjesë e Planit Kombëtar për Zhvillim dhe do të aprovohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net