AKK përshpejton regjistrimin e pronave në emër të Republikës së Kosovës duke u hap rrugë investimeve strategjike në FSK

30/03/2023

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrotjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.
Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuadër të MMPHI, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e ‘’Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së.
Poligoni përfshinë zonat Kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës.
Gjithësej janë përfshi 407 parcela.
Gjithashtu Qeveria me propozimin e Departamentit të Shpronësimit ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.17/89 me datën 20.07.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat gjenden brenda Lokacionit të ish “Aeroporti i Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes për zonat zonat Kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.
Me qëllim të përshpejtimit të procedurave, elaborati i shpronësimit për këtë lokacion është punuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe janë përfshi 24 parcela.
Të gjitha pronat e shpronësuara janë bartur në emër të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministris së Mbrojtjës përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net