AKK, vizita pune në Gjilan dhe Kamenicë

Autori: AKK 11/03/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) si organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për hartografi, për kadastër dhe për gjeodezi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë kombëtare të informacioneve gjeohapësinore vlerëson rolin e Komunave, respektivisht Zyrave Kadastrale Komunale si një ndër më të rëndësishmit në proces të implementimit të suksesshëm të mandatit dhe përgjegjësive të saja. 

Për këtë arsye, ekzekutivi i AKK-së ka ndërmarrë një fushatë vizitash nëpër Komuna, ku së bashku me Kryetarët e Komunave dhe me Drejtorët e Drejtorive për Kadastër dhe për Urbanizëm do të identifikojnë fushat e intersit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të avancohej. Në këto takime pos shkëmbimit të informacioneve të përgjithshme, do të diskutohet edhe për implementimin e disa aktiviteteve kapitale të parapara në kuadër të Projektit për Regjistrimin e Pronës dhe për Infrastrukturë Gjeohapësinore, huamarrje kjo nga Banka Botërore. 

Një temë tjetër e interesit dhe e paraparë për trajtim në këto takime do të jetë edhe ajo rreth dy projektligjeve të reja, respektivisht atë për kadastër dhe atë për infrastrukturë të të dhënave gjeohapësinore, aprovimi i të cilëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të kishte ndikim të menjëhershëm në avancimin e fushës së kadastrës dhe grumbullimit dhe shpërndajes së informacioneve gjeohapësinore. Përndryshe takimet e para janë zhvilluar me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni me të të Kamenicës z. Kadri Rahimaj. Takimet kanë qenë të frytshme, ndërsa nga rezultatet e këtyre bashkëpunimeve përfitues do të jenë si qytetarët po ashtu edhe institucionet e komnave në fjalë. 

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net