Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës

03/10/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) iu informon që është shfuqizuar Rregullorja (QRK) Nr. 07/2021, mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë.
Pra, duke filluar nga sot, Zyret Kadastrale Komunale më nuk duhet të kërkojnë vërtetimin për pagesën e tatimit në pronë, për të gjitha shërbimet.
Edhe ky aktivitet është pjesë e punës intensive që AKK-ja po realizon këtë vit me qëllim të thjeshtësimit të procedurave administrative, reformimin ligjor dhe digjitalizimin e shërbimeve.
Kjo çështje ka qenë njëra nga temat e Komitetit për praktika të mira i udhëhequr nga Agjencia Kadastrale dhe i përkrahur nga USAID.
Kujtojmë që para disa muajsh në platformën eKosova janë publikuar edhe mundësitë e aplikimit të qytetarëve për certifikata pronësie, kopje plani dhe koordinata të njësive kadastrale duke ndikuar direkt në rritjen e knaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net