Punëtori dy ditore AKK, USAID, ZKK Gjakovë në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës

06/02/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, kanë organizuar punëtori dy ditore me Komunën e Gjakovës për të prezantuar: të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-në në fushën e të drejtave pronësore si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale.
Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe ZKK-së Gjakovë pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë e drejtorë edhe nga drejtori të tjera komunale si ajo e Administratës, Urbanizmit, etj.
Punëtorinë e mbështeti edhe niveli udhëheqës i Komunës së Gjakovës nëpërmjet Kryetarit të Komunës Z. Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës specifikisht rëndësinë e shërbimeve kadastrale, si dhe mbështetjen që udhëheqësia po mundohet të i jap kësaj drejtorie.
Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Gjakovës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, dorëzimi i kërkesave në dy sportele, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.
Nga kjo punëtori ZKK-ja do të ketë të listuara hapat që duhet të ndërmarrë në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, llojin dhe natyrën e kërkesave që duhet drejtuar drejtorive tjera dhe zyrës së kryetarit për përkrahje, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezentuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net