Takimi me përfaqësuesit e Planifikimit Aeronautik nga kompania “BSF Swissphoto AG”

16/09/2024

Zv. Drejtori i Drejtoratit të RDPP-së, Hasim Pacolli së bashku me ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës pritën në takim përfaqësuesit e Planifikimit Aeronautik nga kompania “BSF Swissphoto AG”. Tema kryesore e diskutimit ishte ecuria e projektit “Aerofotografimi i territorit të Republikës së Kosovës”, ku u prezantua një përmbledhje e fazave të rilevimit dhe procesimit të të dhënave të realizuara deri më tani. Drejtori Pacolli kërkoi vazhdimin e angazhimit maksimal nga kompania “BSF Swissphoto AG” për të siguruar përfundimin e suksesshëm të projektit, i cili sipas planit dinamik parasheh që në fund të këtij viti të dorëzohet produkti final. Mes tjerash u diskutua edhe për rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore të AKK-së, me fokus në zhvillimin profesional të stafit, duke ofruar trajnime të specializuara në fushën e Fotogrametrisë dhe fushave të tjera përkatëse, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net