Takim konstruktiv me donatorë

16/10/2024
Sot, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, u zhvillua takimi koordinues i rradhës me donatorë, përfshirë përfaqësuesit e Bankës Botërore, USAID, UN Habitat, OSBE, si dhe Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Qëllimi i takimit ishte të ofronte një koordinim dhe informacion më të detajuar mbi të gjitha projektet dhe aktivitetet aktuale të AKK-së, si dhe ato të planifikuara. U diskutuan mundësitë për bashkërendimin e aktiviteteve, me synimin për të rritur efikasitetin gjatë implementimit të projekteve dhe për të eliminuar barrierat e mundshme.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, theksoi për të pranishmit arritjet e rëndësishme të vitit, duke përfshirë miratimin e Udhëzimeve Administrative, progresin në aktivitetet e planifikuara për vitin 2024, si dhe sfidat dhe sukseset në realizimin e objektivave strategjike të AKK-së.
Si përfundim, pjesëmarrësit arritën një konsensus për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllimin për të avancuar këto projekte në dobi të qytetarëve të Kosovës. Të gjithë donatorët shprehën angazhimin e tyre për mbështetje të vazhdueshme, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës konfirmoi përkushtimin e saj të palëkundur për implementimin e aktiviteteve sipas planit të paraparë.
Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net