Përmbyllet me sukses Takimi Informues dhe Koordinues me ZKK-të

08/11/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) përmbylli me sukses takimin e djeshëm informues dhe koordinues me përfaqësuesit e Zyrave Komunale Kadastrale (ZKK). Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së, i cili u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij takimi dhe të komunikimeve të rregullta me ZKK-të.
Në fjalimin hyrës, drejtori Ahmeti theksoi:
“Si AKK, këtë vit kemi realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh dhe reformash legjislative. Kemi marrë parasysh kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e ZKK-ve. Synimi ynë është që çdo problem në sistem, dokumentacion, apo ligj, ta shqyrtojmë së bashku për të lehtësuar dhe rritur efikasitetin e punës sonë.”
Drejtori nënvizoi nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimeve në të gjitha ZKK-të. Ai vuri në dukje se edhe pse monitorimet e Agjencisë kanë treguar përmirësime, ende kërkohet punë më e madhe për të arritur progres të qëndrueshëm. Ndër të tjera, ai përmendi se ndryshimet e fundit në Ligjin për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe implementimi i ligjit të ri për kadastrën do të funksionalizojë plotësisht ligjin e ri për kadastër, përkitazi organizimin vertikal. Kjo do të thotë që, duke filluar nga viti i ardhshëm, ZKK-të do të kalojnë në administratën e AKK-së dhe do të jenë një pasqyrë e drejtpërdrejtë e saj.
Në përfundim të fjalës së tij, drejtori Ahmeti falënderoi të gjitha institucionet partnere dhe bashkëpunuese, përfshirë ZKK-të dhe USAID-in, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai ftoi zyrtarët e pranishëm që të prezantojnë projektet dhe reformat kryesore që AKK ka ndërmarrë gjatë këtij viti, për t’u siguruar që të gjithë të jenë të informuar dhe të harmonizuar në veprimet e tyre të ardhshme.
Gjatë dy sesioneve të Takimit Informues dhe Koordinues me ZKK-të, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) prezantoi projektet, aktivitetet kryesore dhe udhëzuesin e punës. Përveç kësaj, u diskutuan zhvillimet më të fundit, duke përfshirë fokusin në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, të cilat përbëjnë një përparësi kyçe të AKK-së.
Ndër pikat kryesore të prezantimeve ishin:

-  Zhvillimi i Moduleve për Palët e Jashtme: AKK ka krijuar disa module të avancuara që u mundësojnë palëve të interesuara të marrin dhe dërgojnë të dhëna dhe dokumente në formë digjitale, duke lehtësuar kështu procesin dhe duke rritur aksesin e qytetarëve dhe institucioneve;

-  Rritja e Kërkesës për Avancim të Sistemeve: Për përshpejtimin dhe thjeshtësimin e procedurave të shërbimeve kadastrale, AKK ka marrë masa për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve, duke iu përshtatur kërkesave në rritje për modernizim;

-  Përshtatja me Kërkesat e Reja Ligjore: Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri dhe ndryshimet në rregullore e procedura, AKK po i përgjigjet kërkesave shtesë për ndryshime dhe përmirësime në sistemet e informacioneve kadastrale, duke përfshirë dinamizimin e procesit të kadastrit;

-  Përmirësimi i Qasjes së Hapur dhe Zvogëlimi i Barrës Administrative: Qëllimi kryesor është zvogëlimi i barrës administrative për qytetarët dhe krijimi i një sistemi të qasjes së hapur, i cili siguron shërbime më të shpejta, ngritje të cilësisë së të dhënave dhe ndërlidhje digjitale me institucione të tjera;

-  Rekomandimet për ZKK-të nga Procedura e Shqyrtimit të Ankesave: Përmes shqyrtimit të ankesave janë identifikuar probleme dhe mangësi në procedurat dhe praktikat e punës së ZKK-ve.

Prezantimet paraqiten rekomandimet kryesore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe garantimin e një trajtimi më të drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët. Këto përmirësime synojnë të lehtësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin institucional, duke kontribuar për një shërbim të përmirësuar dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.


Shpërndaje në:

Të tjera

Takimi Informues dhe Koordinues me Zyrtarët e Zyrave Kadastrale Komunale me grupin e dytë të komunave

12/11/2024

Takimi Informues dhe Koordinues me ZKK

08/11/2024

Takim Informues dhe Koordinues me ZKK

07/11/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në Forumin e 10-të të EUPOS

31/10/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës në Konferencën Rajonale për Teknologjitë Gjeohapësinore, në Neum të Bosnje e Hercegovinës

31/10/2024
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net