Adresat Zyrtare të Kosovës në Google Maps

12/03/2025

Adresat zyrtare dhe kodet postare të Kosovës tashmë kanë marrë aprovimin zyrtar nga Google dhe brenda pak javëve do të jenë të disponueshme për të gjithë. Ky është një hap tejet i rëndësishëm për lehtësimin e qasjes në shërbime publike, biznesore dhe private, duke garantuar një sistem më të saktë, më të besueshëm dhe më funksional të adresave.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, në kuadër të angazhimit për finalizimin e Sistemit të Adresave Zyrtare, ka punuar intensivisht që të dhënat e adresave zyrtare të jenë të qasshme nga të gjithë. Si pjesë kyçe e këtij procesi ka qenë bashkëpunimi me Google Maps, duke synuar përfshirjen e adresave të sakta në platformën më të përdorur të navigimit në botë.
Adresat zyrtare në Google Maps do të lehtësojne në masë të madhe procesin e ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare, duke i informuar saktë qytetarët për adresat e tyre, njëherit duke eliminuar pasaktësitë dhe duke e bërë më të lehtë lokalizimin e çdo vendndodhjeje në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net