Më datë 24.11.2026, Agjencia Kadastrale e Kosovës zhvilloi takime pune me Drejtorët e Zyrave Kadastrale Komunale në Leposaviq dhe Zveçan, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë institucional dhe njëherit identifikimit të nevojave të këtyre zyrave.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për përkrahjen e AKK-së në fuqizimin e kapaciteteve profesionale, sigurimin e pajisjeve teknologjike, përmirësimin e kushteve të punës, avancimin e sistemit të adresave si dhe trajtimin e lëndëve kadastrale.
AKK riafirmoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin me të dyja komunat, me synim të përmirësimit të shërbimeve kadastrale dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës