Hyn në fuqi Rregullorja për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

15/08/2024

Me dt. 08.08.2024 është miratuar Rregullorja (ZKM) Nr. 13/2024 për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve te punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, një dokument ky kyç që synon të standardizojë dhe përmirësojë procesin e klasifikimit të pozicioneve të punës brenda AKK-së. Kjo rregullore është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të institucionit për të siguruar një strukturë më të drejtë dhe transparente për të gjithë punonjësit.
Rregullorja e re vendos kritere të qarta për sistematizimin e vendeve të punës, duke marrë parasysh përgjegjësitë, kompleksitetin e detyrave, dhe kompetencat e kërkuara për secilin pozicion. Kjo rregullore ka hy në fuqi sot datë 15.08.2024 dhe zbatimi i saj do të monitorohet në mënyrë rigoroze për të siguruar përputhjen e plotë me udhëzimet e reja.
Ky hap përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të ndërtuar një mjedis pune më të drejtë dhe të balancuar për të gjithë zyrtarët e AKK-së, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe motivimit të të gjithë stafit, për të krijuar një vend pune ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të respektuar.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net