Certifikata e pronësisë në eKosova pa pagesë

03/10/2024

Me reformat e fundit në legjislacion të realizuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, përkatësisht aprovimin e Udhëzimit administrativ për tarifa,  është liruar nga pagesa pajisja me Certifikatë pronësie në platformën eKosova.
Ky ndryshim paraqet një hap tutje në fushën e digjitalizimit, duke synuar shërbime më efikase, më cilësore, më lehtë të qasshme si dhe inkurajim për qytetarët, për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve të publikuara së fundmi nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Njëkohësisht  institucioni ynë do të vazhdojë përpjekjet intensive për rritjen e numrit të shërbimeve digjitale kadastrale edhe në muajt në vazhdim, duke përfshirë edhe aplikimin për bartje të pronësisë, ndarje dhe bashkim të njësive kadastrale, regjistrimet e barrave dhe ngarkesave në regjistër, etj.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net