Takim i frytshëm me Delegacionin e Bankës Botërore, tek Agjencia Kadastrale e Kosovës

15/10/2024
Sot, delegacioni i Bankës Botërore filloi vizitën një javore në Kosovë, ku të udhëhequr nga z. Caleb Travis Johnson, vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), për të diskutuar mbi ecurinë e Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturën Gjeohapësinore (REGIP), projekt ky i financuar nga Banka Botërore, që njëherit ka për qëllim përmirësimin e sistemit kadastral dhe gjeohapësinor në Republikën e Kosovës.
Në takimin e sotshëm, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, diskutuan mbi progresin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2024 dhe çështje të tjera të rëndësishme për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve për vitin 2025, ku njëashtu u informuan hollësisht për progresin, të arriturat dhe të gjitha sfidat në realizimin e objektivave të AKK-së.
Në krye të herës, u theksua domosdoshmëria e zgjatjes së projektit REGIP, rrjedhimisht Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, dhe Udhëheqësi i Njësisë Implementuese të projektit REGIP, Muzafer Qaka prezantuan të gjitha të arriturat, përfshirë këtu finalizimin e 11 projekteve, si dhe potencuan projekte tjera të rëndësishme që janë në proces të implementimit si në vijim: 
  1. Rilevimi aerofotogrametrik i territorit të Republikës së Kosovës; 
  2. Vendosja e tabelave të emrave të rrugëve dhe numrave të objekteve për komunat e mbetura; 
  3. Avancimi i sistemeve kadastrale; 
  4. Konvertimi dhe migrimi i të dhënave grafike nga projektet e kadastrit të ndërteseve; si dhe
  5. Ndërlidhja e qytetarëve me adresë.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën angazhimin e tyre për mbështetje të mëtejshme, ndërsa AKK e konfirmoi përkushtimin për implementimin e aktiviteteve sipas planit të paraparë, me një fokus të veçantë në aktivitetet që janë pjesë e Planit Zhvillimor Kombëtar. Kjo vizitë dhe takimi i sotshëm shënojnë një hap të rëndësishëm në avancimin e projekteve kadastrale dhe zhvillimin e infrastrukturës gjeohapësinore në Kosovë.
Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026

Sot po përmbyllim ciklin e informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në komunën e Gjilanit.

08/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net