U mbajt Takimi i Katërt i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës

18/10/2024

Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke nënvizuar rëndësinë e Komitetit dhe takimeve të rregullta vjetore me bashkëpunëtorë e akterë kyç, rrjedhimisht takimeve më të rëndësishme për Administrimin e Tokës dhe Informacioneve Gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.
Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-010 për krijimin e IKIH, jemi të angazhuar maksimalisht, për të implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës, duke ndjekur praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Si AKK, vetëm për këtë vit kemi realizuar një sërë numër të projekteve dhe reformave legjislative. Është thelbësore tani që të shqyrtojmë ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Pushtetit Lokal, për të siguruar funksionalizimin e plotë të ligjit të ri për kadastër, përkitazi organizimin vertikal.
Drejtori Ahmeti theksoi se, pas takimit të mëhershëm të mbajtur, tashmë kemi arritur që t'a miratojmë udhëzimin e fundit administrativ të ligjit për kadastrën, i cili njëherit përfshin:

-  Unifikimin e tarifave për të gjitha shërbimet kadastrale;
-  Lirimin e tarifave për shërbimet dhe produktet kadastrale, si dhe
-  Hapjen e rrugës për ofrimin e të gjitha produkteve në mënyrë digjitale.

Duke falënderuar institucionet si ARC dhe ASHI ër bashkëpunimin e ndërsjellë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kemi realizuar me sukses projekte të rëndësishme kapitale si:

-  Ofrimi i Certifikatës pa pagesë në E-Kosova;
-  Nderlidhja e qytetarëve me adresë;
-  Rindërtimi në 115 zk.

Gjithashtu, kemi organizuar takime të rëndësishme me kryetarët e komunave, ku kemi paraqitur të gjitha të arriturat e AKK-së, dhe kemi diskutuar deri në hollësi, për sfidat e përbashkëta dhe koordinimin e ndërsjellë për punët e rradhës.
Drejtori Ahmeti, shtoi për më shumë se deri në fund të vitit do të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme që ndërlidhen edhe me institucione të tjera të RKS, si:

-  Përfundimi i projektit për aerofotografimin e territorit të Kosovës,
-  Vendosja e numrave dhe emërtimeve në të gjitha komunat,
-  Rrjeti i nivelimit,
-  Digjitalizimi i procesit të licencimit të gjeodetëve, si dhe
-  Publikimi i të dhënave për pronarët në Gjeoportal.

Ndërsa në fjalën e tij, zv. Ministri i MMPHI-së, Jeton Raka, mes tjerash shprehu:
"Për të rritur nivelin e shërbimeve kadastrale, në fund të vitit të kaluar është miratuar Ligji për Kadastër së Pronës së Paluajtshme. Ky ligj përbën një hap të rëndësishëm në organizimin e proceseve, dhe tani është thelbësore të shqyrtojmë kërkesat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pushtetit Lokal, për ta funksionalizuar plotësisht Ligjin e ri të Kadastrit.
Përveç miratimit të Ligjit për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor, në mbledhjen e fundit të Qeverisë miratuam Strategjinë për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapësinore (2024-2028), si dhe Planin e Veprimit (2024-2026), të cilat synojnë të ofrojnë informacion hapësinor efikas për qytetarët. Ky informacion, në përputhje me të dhëna të tjera relevante, do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve emergjente në kohën dhe në vendin e duhur, për identifikimin e vendndodhjeve të shërbimeve lokale, për shmangien e bllokimeve në trafik dhe do të kontribuojë në menaxhim më të mirë të jetës në përgjithësi, duke siguruar qasje më të gjerë në informacione."
Si përfundim, u theksua mbështetja e fuqishme nga organizatat ndërkombëtare, të cilat drejtori Ahmeti i falënderoi sinqerisht për përkrahjen e tyre të vazhdueshme dhe prezencën në këtë takim të rëndësishëm. Koordinimi i ngushtë me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore, është një faktor kyç, roli dhe angazhimi i së cilave, janë të një rëndësije të veçantë për arritjen e objektivave të përgjithshme, marrë parasysh profesionalizmin dhe përvojën e ekspertëve, si ndërkombëtarë ashtu edhe vendorë.
Më tej gjtatë diskutimeve të gjera të sesionit të sotshëm, u zhvilluan diskutime të ndryshme prej zyrtarë të AKK-së, përfaqësues të Bankës Botërore, USAID, GIZ, OSBE, UN Habitat, e Dutch Kadaster. Po ashtu, u prezantuan tema si: "Sistemi i Adresave dhe Ndërlidhja e Qytetarit me Adresë", "Praktikat e Konsolidimit të Tokës Bujqësore", "Metodat Inovative për të dhëna koherente", si dhe "Qeverisja e Pronës", ku u paraqitën ide dhe rekomandime të vlefshme që do të udhëheqin edhe aktivitetet e ardhshme.
Procesverbali i mbledhjes së kaluar u miratua unanimisht, dhe u dakordua bashkarisht për mbledhjen e ardhshme të Komitetit, që do të mbahet në Mars të 2025, me bindjen për rezultate akoma më të mira dhe një angazhim të vazhdueshëm në avancimin e mëtutjeshëm dhe realizimin e objektivave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.


Shpërndaje në:

Të tjera

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Kosova, nga tash e tutje, me portal zyrtar modern e multifunksional të gjeoinformacionit - Agjencia Kadastrale e Kosovës publikon Gjeoportalin e Ri Shtetëror...

21/11/2025

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net