Agjencia Kadastrale e Kosovës, në Forumin e 10-të të EUPOS

31/10/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), mori pjesë në Forumin e 10-të të organizuar nga EUPOS (European Position Determination System), i mbajtur në Shkup, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e nikoqirit AREC (Agency for Real Estate Cadastre).
Forumi mblodhi së bashku institucione nga rajoni dhe Evropa, duke prezantuar arritjet dhe sfidat në fushën e Pozicionimit Global. AKK prezantoi zhvillimet e saj në rrjetet gjeodezike, veçanërisht zhvillimet me sistemin KOPOS, duke nënvizuar përkushtimin për të kontribuar në standardet ndërkombëtare të fushës.
Gjatë takimeve me bordin drejtues të EUPOS-it, u theksua gatishmëria e AKK-së për t’u bërë anëtare e organizatës, duke konsideruar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkushtimin e agjencisë për një integrim të plotë në rrjetin evropian të ekspertizës në këtë fushë strategjike.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net