Përmbyllet suksesshëm konferenca Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

22/11/2024

Në mes të diskutimeve të frytshme në sesione të ndryshme të paneleve, me rreth 16 prezantime të shkëlqyera nga akterë kyç vendorë dhe ndërkombëtarë nga shtete si 𝐇𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝𝐚, 𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚, 𝐃𝐚𝐧𝐢𝐦𝐚𝐫𝐤𝐚, 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢𝐚, 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐚, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚, 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢ut dhe Bosnja , përmbyllëm suksesshëm konferencën e organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Diskutimet e frytshme në panele të ndryshme me tema si 𝐧𝐱𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐢𝐭 𝐭ë 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞, 𝐧𝐝ë𝐫𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐝𝐡ë𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡ë𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐡ë𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭, ofruan modele dhe praktika inovative, që jo vetëm reflektojnë progresin aktual, por edhe përcaktojnë drejtimin strategjik për të ardhmen e sektorit të kadastrit.
Në fjalën përmbyllëse, Drejtori Ekzekutiv Avni Ahmeti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe theksoi rëndësinë e përfundimeve të nxjerra nga kjo konferencë. Ai vuri në dukje se ky është një moment historik për Agjencinë, duke forcuar edhe më tej rolin e saj si lider në fushën e kadastrit dhe duke hapur rrugën për avancime të reja në digjitalizimin e shërbimeve kadastrale.
Lajmi më i jashtëzakonshëm i ditës ishte nisja e hapave të parë për 𝐚𝐧ë𝐭𝐚𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐧 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐋𝐚𝐧𝐝 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥.
Ky është një tjetër tregues i përkushtimit tonë për të qenë pjesë e iniciativave globale, duke hapur rrugë të reja për transparencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Shpërndaje në:

Të tjera

Historike: Republika e Kosovës kompleton Sistemin e Adresave

15/09/2025

𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝑮𝒓𝒖𝒑𝒊𝒕 𝑻𝒆𝒌𝒏𝒊𝒌 𝒕ë 𝑬𝒌𝒔𝒑𝒆𝒓𝒕ë𝒗𝒆 𝒏ë 𝑨𝑲𝑲, 𝒑ë𝒓 𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒏 ...

10/09/2025

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐳. 𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, 𝐬ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐀𝐊𝐊-𝐬ë, 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐢 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐧ë ....

10/09/2025

Sot, në kuadër të avancimit të Sistemit të Adresave...

09/09/2025

𝐋𝐚𝐧𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐑𝐢 - 𝐕𝐞𝐫𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫ë

09/09/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net