Agjencia Kadastrale e Kosovës forcon partneritetin me EuroGeographics për shpërndarjen e të dhënave hartografike

11/02/2025

Sot, përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës zhvilluan një takim virtual me përfaqësuesit e EuroGeographics, një organizatë kjo prestigjioze ndërkombëtare që përfaqëson autoritetet kombëtare të hartografisë, kadastrit dhe regjistrimit të tokës në Evropë. Në krye të herës, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësht dhe avancimin e shpërndarjes së të dhënave hartografike për Hartën Regjionale Evropiane (Euro Regional Map) dhe Hartën Evropiane të Kufijve (Euro Boundary Map). Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë dhe qasjen në të dhënat gjeohapësinore për planifikimin dhe zhvillimin në nivel rajonal dhe evropian.
EuroGeographics, një organizatë e pavarur jofitimprurëse, bashkon 61 agjenci kombëtare të hartografisë dhe kadastrit nga 46 vende evropiane, duke e bërë atë rrjetin më të madh të këtij lloji. Agjencia Kadastrale e Kosovës, si anëtare e kësaj organizate qysh nga viti 2003, vazhdon të kontribuojë aktivisht në zhvillimin dhe shpërndarjen e të dhënave hartografike të standardizuara, duke forcuar rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net