Me qëllim të garantimit të një procesi efikas dhe të suksesshëm në realizimin e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, ka hyrë në fuqi ""𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐏𝐮𝐧ë𝐬 𝐧𝐫. 𝟎𝟏/𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐩ë𝐫 𝐑𝐢𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭

19/02/2025

Rindërtimi i kadastrit është një projekt i rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ky proces jo vetëm që mundëson azhurnimin e të dhënave, por u ofron pronarëve në zonat e përfshira mundësinë që, pa asnjë kosto, pronat e tyre të paluajtshme të bëhen pjesë aktive e qarkullimit bankar dhe tregut të pasurisë së paluajtshme, si rrjedhojë e të cilit hap është nxitja e mëtejshme e zhvillimit ekonomik.
"Udhëzuesi i Punës nr. 01/2025 për Rindërtimin e Kadastrit" lehtëson zbatimin e projektit për të gjithë akterët përfshirë ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), operatorët ekonomikë dhe profesitonistët e tjerë në këtë fushë, rrjedhimisht në këtë trajektore të procesit, përfshihen planifikimi, informimi publik, fushata e matjeve, përpunimi i të dhënave, kontrolli i cilësisë dhe finalizimi i regjistrimeve kadastrale.
Një falënderim të veçantë ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), të Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës dhe gjeodetëve të licencuar për kontributin e tyre të çmuar në përpilimin e këtij udhëzuesi. Kontribuimi dhe angazhimi i tyre është vendimtar për suksesin e projektit dhe për përmirësimin e sistemit kadastral në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

https://akk.rks-gov.net/storage/app/media/udhezues-per-rindertimin-e-kadastrit-19022025.pdf

Shpërndaje në:

Të tjera

Së shpejti, Drejtori Ekzekutiv nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Avni Ahmeti do të jetë live...

24/12/2025

𝐅𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐝𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ ....

19/12/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me BIRN Kosovo për të drejtat e pronës së grave....

17/12/2025

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net