Digjitalizimi i Shkëmbimit të së Dhënave midis Noterisë dhe Kadastrit

08/05/2025

Në një takim të frytshëm me Odën e Noterisë së Kosovës, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, u diskutuan deri në imtësi dhe u elaboruan në çdo aspekt perspektivat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale ndërmjet zyrave noteriale dhe Zyrave Kadastrale Komunale.
Deri më tani, ky partneritet ka dëshmuar një harmonizim të shkëlqyer, ndërsa synimi i përbashkët është që bashkëpunimi i ndërsjellë të ngrihet në një nivel të ri të digjitalizimit dhe efikasitetit.
Së shpejti, zyret noteriale do të pajisen me mundësinë për të dorëzuar dosjet e plota – përfshirë aktet noteriale dhe dokumentacionin shoqërues – në formë digjitale drejt ZKK-ve, duke eliminuar kështu nevojën që palët të dorëzojnë fizikisht dokumentet në sportelet kadastrale.
Kjo qasje inovative do të përshpejtojë proceset, do të reduktojë barrën administrative për qytetarët dhe njëkohësisht do të garantojë integritetin dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.
Përmes këtij avancimi teknologjik, komunikimi ndërinstitucional do të ngrihet në një stad më të lartë, ndërkohë që procedurat e trajtimit të lëndëve do të jenë më të shpejta, më të sakta dhe më transparente.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net