Kompletimi i Sistemit të Adresave dhe Projektet Strategjike në Katër Komunat Veriore të Republikës së Kosovës

14/05/2025

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet zyrtarëve të AKK-së, si dhe kryetarëve të komunave veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ky takim shënoi një hap vendimtar drejt kompletimit të Sistemit të Adresave në këto komuna, një proces thelbësor për përmirësimin e shërbimeve publike.
Në fjalën hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, fillimisht falënderoi kryetarët e komunave për bashkëpinimin e ndërsjellë, njëherit theksoi rëndësinë strategjike të kësaj nisme të rëndësishme për kompletimin e sistemit të adresave, integrimin administrativ dhe zhvillimin urban të komunave veriore, duke shprehur gatishmërinë e plotë të AKK-së për të ofruar mbështetje të pakushtëzuar gjatë gjithë këtij procesi.
Gjatë takimit, ekspertët e AKK-së prezantuan arritjet e deritanishme të Sistemit të Adresave në nivel kombëtar, duke veçuar qartësinë që ai sjell në identifikimin e pronave dhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve publike. Njëkohësisht, u diskutuan detyrat konkrete që i takojnë komunave për finalizimin e këtij procesi, ku theksi u vendos te krijimi i komisioneve përkatëse për emërtimin dhe numerizimin e rrugëve. Përfaqësuesit komunalë shprehën angazhimin e tyre të plotë për realizimin e këtyre detyrave, duke u zotuar për themelimin e komisioneve brenda afateve të përcaktuara.
Përveç Sistemit të Adresave, pjesë e diskutimit ishin edhe projekte të tjera strategjike, si renovimi i Zyrave Kadastrale Komunale dhe krijimi i një Regjistri të Ndërtesave, projekte këto që pritet të rrisin cilësinë dhe transparencën e shërbimeve për qytetarët.
Ky takim dëshmoi vendosmërinë e përbashkët për t’i sjellë komunat në veri në një stad të ri të zhvillimit urban dhe administrativ, duke siguruar një të ardhme më të rregullt dhe më të qasshme për të gjithë banorët.

Shpërndaje në:

Të tjera

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Drejtori Ekzekutiv, z. Avni Ahmeti, priti në takim Zëvendësambasadorin e Kroacisë...

29/01/2026

Punëtori për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Lëndëve të Rindërtimit të Kadastrit

28/01/2026

Zgjatet edhe për një vit afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

23/01/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mban takim me Komunën e Graçanicës

22/01/2026

Trajnim tre-ditor për kompanitë gjeodete dhe gjeodetët e licencuar

21/01/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net