Takimi me përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të Rindërtimit të Kadastrit – Përmbyllja e fushatës së informimit publik

20/05/2025

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, fillimisht uroi mirëseardhjen e përfaqësuesve të operatorëve ekonomik, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë për suksesin e projektit. Ai vlerësoi me entuziazëm interesimin e madh të qytetarëve për këtë projekt jetik për vendin, duke e cilësuar si një ndër iniciativat më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturës kadastrale.
Pas përfundimit të fushatës informuese, të gjithë operatorët ekonomik konfirmuan përfundimin e analizës së të dhënave të pranuara nga AKK, si hap i rëndësishëm drejt fazave të mëtejme të implementimit. Gjatë diskutimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua fazës së ardhshme -fushata e matjeve, për të cilën operatorët kanë filluar përgatitjet teknike dhe organizative. Një ndër detyrat kryesore në këtë fazë është identifikimi i parcelave të cilat figurojnë në pjesën tekstuale, por mungojnë në pjesën grafike, apo që ekzistojnë në gjendje faktike, por mungojnë në RDPP.
Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe hapja e zyreve në komunat përkatëse dhe në zonat kadastrale, ku do të zhvillohet projekti i Rindërtimit të Kadastrit, si një veprim i domosdoshëm për lehtësimin e komunikimit me qytetarët dhe për mbështetjen në terren. Takimi shërbeu si një platformë efektive për shkëmbim idesh, koordinim të aktiviteteve dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet AKK-së dhe operatorëve ekonomik, duke vendosur bazat për fazat e ardhshme të projektit.

Shpërndaje në:

Të tjera

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net